Vaji i ullirit përmban fenole, sterole, acide yndyrore si acidi linolenik, acid palmitik, acid oleik dhe vitaminë E që kanë veti të fuqishme antioksiduese.
Vaji i ullirit është gjithashtu i pasur me yndyra të shëndetshme e tretet lehtë në krahasim me llojet e tjera të yndyrës. Më poshtë po ju listojmë disa nga përfitimet kryesore shëndetësore të vajit të ullirit
1- Problemet tretëse
Vaji i ullirit mund të stimulojë prodhimin e enzimave të lipazës pankreatike që mund të ndihmojnë në përmirësimin e sistemit të tretjes. Për fryrjen, spazmat e stomakut dhe të zorrëve të irrituara, mund të pini një lugë çaji vaj ulliri ekstra të virgjër gjysmë ore para çdo vakti.
2- Ul nivelet e kolesterolit të lartë
Aktiviteti antioksidues i vajit të ullirit ndihmon në reduktimin e niveleve të larta të kolesterolit. Hulumtimet kanë treguar që vendet që konsumojnë vaj ulliri në mënyrë të rregullt kanë një përqindje më të ulët të pacientëve me probleme të zemrës.
3- Lufton artritin dhe inflamacionin
Nëse vuani nga artriti, ngrënia e ushqimeve që ndihmojnë në uljen e inflamacionit në mënyrë natyrale është një nga mënyrat më efikase për të lehtësuar simptomat e dhimbshme. Vaji i ullirit mund të ndihmojë me lehtësimin e këtyre simptomave falë përmbajtjes së tij (acidin oleik dhe oleocanthalin antioksidues).
4- Rënia e flokëve
Për trajtimin e flokëve, masazhoni vajin e ullirit në flokë që nga rrënjët para se të shtriheni. Mbajini flokët mbështjellë më një bluzë pambuku gjithë natë dhe përsëriteni këtë 2-3 herë në javë për të ndihmuar me problemet e skalpit dhe kokës.