Të nderuar qytetarë, më lejoni që në emër të MPB-së të ndajë me juve gëzimin që Komisioni Evropian ka publikuar raportin ku konkludohet që Kosova i ka përmbushur të gjitha kriteret për liberalizimin e vizave.
Nga: Izmi Zeka
Me këtë komisioni evropian edhe formalisht jep rekomandimin pozitiv që qytetarët e Kosovës mund të lëvizin lirisht në zonën Shengen. Më lejon që të shfrytëzoj rastin me i falënderua punonjës dhe zyrtarë e MPB-së dhe gjashtë agjensionet e saj për punë e palodhshme dhe profesionale gjatë tërë këtij rrugëtimi në arritjen e 70 kritereve nga 95 sish.
Bashkëpunimi me komunitetin ndërkombëtar dhe qytetarëve të Republikës së Kosovës nuk ka munguar dhe nuk do të mungoj edhe në të ardhme për arritjen e objektivave tjera të shtetit tonë Në emër të MPB-së dhe koordinatorit nacional për migrim që sa do të gëzuar që jemi për rekomandimin për liberalizim të vizave natyrisht se ende kemi edhe disa obligime deri në përfundimin e procedurave të BE-së në këtë rrugë.
Është privilegj që ne tani më edhe zyrtarisht do jemi pjesë e familjes evropiane mirëpo kjo nuk na lejon që të keqpërdorim këtë privilegj për të cilën kanë punuar mijëra vetë për të ardhur deri këtu.
MPB dhe Ministria e integrimeve evropiane së shpejti do të merr fushat sensibilizuese për të informuar qytetarët lidhur me rregullat e lëvizjes së lirë në zonën shengen lidhur me pasojat që mund të jenë në rast se keqpërdoret lëvizja e lirë.
Edhe njëherë urime të gjithëve pa dallim për këtë arritje kyçe në procesin e liberalizimit të vizave.