Policia me projekt sensibilizues “Për një vit më të sigurt në trafik”!

Policia me projekt sensibilizues “Për një vit më të sigurt në trafik”!

Me qëllim të sensibilizimit të pjesëmarrësve në trafikun rrugor, qoftë ata vendor, bashkatdhetarët dhe të huajt që hyjnë dhe qarkullojnë nëpër rrugët e Kosovës, do të fillon shpërndarja e broshurave sipas projektit “Për një vit më të sigurt në trafik”.

Lansimi i projektit zyrtarisht do të fillojë nesër, e premte, me datën 20.07.2018 në orën 11:00, në Pikën e Kalimit Kufitar në Merdar.

Sipas planifikimeve nga njësitë policore këto broshura do të shpërndahen në rrugë nacionale (autoudhë, magjistrale, rajonale), rrugë lokale, si dhe në pikat tjera kufitare, duke i njoftuar pjesëmarrësit në trafik për gjendjen e sigurisë rrugore në vend, gjobat e trafikut dhe në veçanti kufizimi i shpejtësisë së lejuar si dhe mundësinë e informimit/komunikimit për pjesëmarrësit në trafik me Policinë e Kosovës.

Ky projekt është i bazuar në Deklaratën e nënshkruar nga ministri i MPB-së, ministri i MI-së, si dhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, që viti 2018 të jetë vit i sigurisë dhe i standardeve në trafikun rrugor.

KOMENTE