Një delegacion i përbashkët i Komisionit për Çështjet e Sigurisë dhe Mbrojtjes dhe Komisionit për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, po qëndron për vizitë zyrtare në Republikën e Sllovenisë.
Ky delegacion ka zhvilluar takime me komisionet parlamentare homologe, Komisionin për Çështje Evropiane dhe Grupin e Miqësisë Kosovë – Slloveni. Gjatë ketyre takimeve janë diskutuar edhe çështjet në interes të përbashket, përfshirë bashkëpunimin rajonal, integrimin dhe shkëmbimin e përvojave parlamentare.
Po ashtu, gjatë vizitës delegacioni ka zhvilluar takime edhe me Ministrin e Brendshëm, Drejtorin e Shërbimit të Inteligjencës dhe Sekretarin shtetëror të Ministrisë së Mbrojtjes së Sllovenise.
Në të gjitha takimet e realizuara, është theksuar bashkëpunimi dhe mbështetja e institucioneve sllovene për Republikën e Kosovës.
Delegacioni i Kosovës është Kryesuar nga kryetarja e Komisionit për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, Ganimete Musliu. /2LONLINE/