DYLON

Ballkani kampion, Drita si e dyta dalje në Evropë, e aty do ta kemi edhe Gjilanin, i treti në tabelë

Ballkani kampion, Drita si e dyta dalje në Evropë, e aty do ta kemi edhe Gjilanin, i treti në tabelë
Avatar photo Redaksia

Sot janë zhvilluar të gjitha ndeshjet e javës së 35-të të Superligës së Kosovës në futboll, ku Ballkani me fitore dhe humbja e Dritës, e ka bërë skuadrën nga Suhareka të sigurojë titullin e kampionit një javë para përfundimit të kampionatit.

Ballkani tani më  ka siguruar titullin e Kampionit të Kosovës, pasi të shtunën mundi Ferizajn, (2:0), ndërsa Drita që po e ndiqte pas, humbi si vendës ndaj Malishevës (0:1). Epilogu i këtyre skuadrave në xhiron e fundit nuk do të ndërrojë asgjë.

EkoHigjiena

Ceremonia e ndarjes së titullit të kampionit për Ballkanin do të organizohet në xhiron e fundit në ndeshjen Gjilani-Ballkani.

Ndërsa, Gjilani me barazim si mysafirë ndaj skuadrës së Llapit ka siguruar pjesëmarrjen në garat e evropiane, aty ku synon edhe Dukagjini apo Prishtina si skuadra e katërt.

Përndryshe, Trepça ’89 dhe Ferizaj do të “luftojnë” në javën e fundit për t’i ikur rënies nga Superliga.

Ja epilogu i të gjitha ndeshjeve të javës së 35-të.

Java 35-të

Ballkani  – Ferizaj  2 – 0

Drita  – Malisheva 0 -1

Llapi  – Gjilani   2 – 2

Prishtina  – Drenica  4 – 1

Dukagjini – Trepça’89  3 – 1

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.