(2LONLINE) – Kryesia e Degës së NISMËS për Gjilan së bashku me strukturat e Gruas dhe Rinisë kanë debatuar për përbërjen e listës zgjedhore për kandidatë për deputet të parlamentit të Kosovë. Në takim u morë vendimi edhe për formimin e shtabit zgjedhor të Degës dhe nëpër nëndegë, është thënë në një komunikatë të Zyrës për informim të këtij subjekti politik.
“Jemi të përgatitur që të kandidojmë personat më kredibil, profesionist dhe të dëshmuar për zgjedhjet parlamentare që tani janë shpallur. Së shpejti Dega e NISMËS për Gjilan, pas konsultimeve me të gjitha strukturat do të përgatisë listën me kandidatë për deputet.
Tani, në Gjilan është e konsoliduar pasi kemi themeluar NISMËN e Gruas dhe atë të Rinisë. Po ashtu tani kemi edhe Nëndegë në disa Lagja dhe fshatra ku jemi shtrirë me aktivitet. Tani jemi në vlugun më të madh që të shtrihemi në të gjitha lagjet dhe fshatrat e Komunës. Lista e NISMËS nga Gjilani do të jetë nismëtare e shumë zhvillimeve të ardhshme të Gjilanit, Anamoravës dhe Kosovës”, thuhet tutje në komunikatën e lëshuar nga Zyra për informim e Nisma-s për Kosovë, Dega në Gjilan. /2lonline/