DYLON

Nuk shtyhet provimi pranues në UP

Avatar photo Redaksia

Mbajtja e zgjedhjeve më 8 qershor, bëri që Testi i Maturës të shtyhet për një javë. Por zgjedhjet nuk do të ndikojnë edhe në shtyrjen e afatit të provimit pranues në Universitetin e Prishtinës.

Zyrtari për informim në rektorat, Ardian Gola, ka konfirmuar për gazetën Tribuna se shtyrja për një javë e testit të Maturës nuk e afekton dinamikën e punës për pranimin e studentëve të rinj në Universitetin e Prishtinës.

EkoHigjiena

Pavarësisht se në rektorat thonë se nuk pritet shtyrja e afatit të provimit pranues, deri më tani ende nuk është caktuar afati se kur do të mbahet provimi pranues në UP.

Nga ana tjetër, shtyrja për një javë e mbajtjes së testit të Maturës ia ka komplikuar punën Komisionit Shtetëror të Maturës.

Ky komisioni kishte paraparë që me 7 dhe 21 qershor të mbahet testi i Maturës për rreth 43 mijë maturantë.

Por mbajtja e zgjedhjeve më 8 qershor ka shtyrë këtë komision që ta shtyjë mbajtjen e testit, shtyrje e cila i ka ndryshuar rregullat e organizimit të këtij testi.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.