DYLON

Kënaqësia shpirtërore arrihet po u bëre arsyeja e buzëqeshjes së dikujt tjetër

Avatar photo Redaksia

(2LONLINE) – Kënaqësia shpirtërore arrihet atëherë kur ke mundësi të bëhesh arsyeja e buzëqeshjes së dikujt tjetër. Kështu thonë edhe anëtarët e Këshillit të Veprimit Rinor Lokal (KVRL), të cilët mbaruan aktivitetin e tyre për mbledhjen e rrobave dhe dhurimin e tyre për familjet në nevojë.

Arlinda Abdullahu, zëdhënëse e KVRL-së tha per 2Lonline se ky Këshill i cili punoi për një muaj rresht, ditë për ditë, duke mbledhur rroba në çdo cep të qytetit, me vullnet të mirë dhe bindje të fortë që të u jemi pranë bashkëqytetarëve – bashkëmoshatarëve , që të ndihen të barabartë në shoqëri, , dorëzoi 70 thasë (të madhësisë 120-150ml) tek qendra kryesore e Kryqit të Kuq në Gjilan.

EkoHigjiena

“Këshilli i Veprimit Rinor Lokal falënderon për mbështetje dhe bashkëpunim të gjithë qytetarët e Gjilanit dhe komunën për ndihmën në realizimin e këtij aktiviteti.
Ky është vetëm fillimi i punës dhe i aktivizimit të rinisë. Premtojmë edhe më shumë aktivitete tjera bamirësie dhe në dobi të qytetarëve tanë”, tha Arlinda Abdullahu, zëdhënëse e KVRL-së /2lonline/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.