Ka filluar asfaltimi i rrugës kryesore Kamenicë-Berivojcë-Koretin-Topanicë. Asfaltimi i kësaj rruge pritet që të përfundohet deri në fund të kësaj jave.
Kompania e kontraktuar nga Ministria e Infrastrukturës, gjatë ditës ka punuar në asfaltimin e rrugës Kamenicë-Berivojcë dhe nga nesër do të vazhdohet me pjesën tjetër të rrugës.