DYLON

Hidromorava: Njoftim për Konsumatorët në Topanicë

Hidromorava: Njoftim për Konsumatorët në Topanicë
Avatar photo Redaksia

KRU “Hidromorava” SH.A – Gjilan 

Kamenicë, 30 shtator 2024 – Të nderuar konsumatorë, ju informojmë se do të fillojmë me procedurat e inspektimit të rrjetit të ujësjellësit në fshatin Topanicë. Gjatë kësaj periudhe, në intervale të ndryshme kohore, mund të ketë ndërprerje të furnizimit me ujë.

EkoHigjiena

Inspektimi është i domosdoshëm për shkak të dyshimeve për një defekt në rrjetin shpërndarës, pasi rezervuari po zbrazet më shpejt se zakonisht.

Ekipet tona teknike po punojnë me përkushtim për të sanuar defektin sa më shpejt dhe për të rikthyer furnizimin me ujë në gjendje normale.

Për çdo informatë shtesë, ju lutemi të kontaktoni Njësinë e Kamenicës të KRU “Hidromorava” Sh.A. Gjilan.

Tel: 044 983 093

044 983 106

044 983 107

Ju falënderojmë për mirëkuptimin

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.