Kryqi i Kuq i Kosovës, dega në Kamenicë njofton se ka filluar aksioni për solidaritet i cili është tradicional dhe organizohet çdo vit në muajin tetor (1 tetor-31 tetor).
Për këtë periudhë qytetarët mund të ofrojnë ndihma në veshmbathje, ushqime, shtrojë, mbulojë, ndihmë financiare e gjithçka që kanë mundësi, në degën e Kryqit të Kuq në Kamenicë.
“Bartës kryesor i këtij aksioni është dega e Kryqit të Kuq së bashku me vullnetarët tanë që do të ndihmojnë në grumbullimin e gjësendeve të cilat do t’i shpërndahen familjeve në nevojtare më vonë. Për gjërat e dhuruara si gjëra ushqimore, veshmbathje e tjera do të merrni dëshminë, ndërsa për mjetet financiare të dhuruara do të merrni apoenat në vlerë prej 1, 5 dhe 10 euro , mjetet financiare mund t’i dhuroni edhe përmes numrit të gjirollogarisë së Degës së Kryqit të Kuq në Kamenicë, 1702001010927083-NLB Prishtina”, thuhet në njoftimin e lëshuar nga dega e Kryqit të Kuq në Kamenicë.
Sipas këtij njoftimi Kryqi i Kuq pret që këtij aksioni t’i bashkangjiten të gjithë qytetarët, qoftë edhe me një kontribut shumë modest.
“Ndihmat tuaja mund t’i sillni edhe vet drejtpërdrejtë në zyrat e degës së Kryqit të Kuq në Kamenicë, rr.”Nëna Terezë”, pa numër, afër Zjarrëfikësve ose mund të kontaktoni në numrat e telefonit 0280\371-213 ose 044-238-392”, thuhet tutje në njoftimin e Kryqit të Kuq.