Ish-mbrojtësi i Liverpoolit, Steven Nicol, beson se Xherdan Shaqiri po trajtohet padrejtësisht nga trajneri Jurgen Klopp, duke e konsideruar të gabuar vendimin që të mos inkuadrohet Shqari në ndeshjet vendimtare.
Skuadra e Jurgen Klopp, nuk ka mundur që të marrë më shumë se një pikë në derbin e Liverpulit kundër Evertonit në stadiumin “Goodison Park”, duke barazuar 0-0.
Kjo ishte ndeshja e gjashtë radhazi që Shaqiri kishte mbetur në stol për Liverpoolin. Në këtë ndeshje, nuk luajti asnjë minutë Xherdan Shaqiri, para të cilit në lojë u inkuadruan Firmino, Milner dhe Lallana.
Ish-ylli i Stoke Cityt i ka bërë 21 paraqitje në Premierligë këtë sezon, mirëpo ai ka luajtur mesatarisht 48 minuta për ndeshje, pasi që Kloppi preferon ta aktivizojë atë nga banka rezervë. Megjithatë, kohës së fundit, Kloppi nuk nuk po e inkuadron fare në lojë 27-vjeçarin.
“Mendoj se duhet ta kishte futur në lojë Shaqirin më herët kundër Manchester Unitedit edhe ndaj Evertonit. Nuk kam ide se çfarë ka bërë gabim Shaqiri sepse sa herë që ai hyn në lojë, ai ndryshon diçka. Ai ose ka shënuar gola, ose ka krijuar raste për bashkëlojtarët. Ai i jep më shumë energji skuadrës dhe tregon shumë entuziazëm kur hyn në lojë”, ka thene Nicol.
‘