Në shkollën e Nënoficerëve në Komandën e Doktrinës dhe Stërvitjes së FSK-së, realizohet arsimimi dhe stërvitja e nënoficerëve të FSK-së, për zhvillimin e karrierës ushtarake në përputhje me konceptin e stërvitjes së FSK-së, për të pasur udhëheqës dhe njësi të afta për përmbushjen e misionit.
Shkolla e Nënoficerëve është duke realizuar Kursin e Avancuar për Lider, që ka për qëllim zhvillimin e njohurive dhe ngritjen e aftësive profesionale për udhëheqës skuadre dhe togu, dhe gjithashtu në kuadër të kësaj shkolle është duke u realizuar edhe Kursi i Liderit Luftarak që përgatit dhe aftëson nënoficerët në krijimin e shprehive praktike për punën dhe udhëheqjen në skuadër.
Ngritja e kapaciteteve profesionale të pjesëtarëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës është duke u realizuar në shumë fusha të zhvillimit, duke filluar nga qëndrueshmëria fizike e deri të trajnimet specialistike dhe të avancuara me qëllim të përmbushjes së misionit ligjor e kushtetues. /2LONLINE/