DYLON

Kuvendarët e Gjilanit miratuan kërkesën për lirimin e qytetarëve nga tatimi në pronë deri në vlerën 100 euro

Kuvendarët e Gjilanit miratuan kërkesën për lirimin e qytetarëve nga tatimi në pronë deri në vlerën 100 euro
Avatar photo Redaksia

Kuvendi Komunal i Gjilanit, në një seancë të jashtëzakonshme, të drejtuar nga Arianit Sadiku, kryesues, i ka kërkuar Ministrisë së Financave, përkatësisht Departamentit të Tatimit në Pronë që t`i lirojë të gjithë tatimpaguesit e kësaj komune nga pagesa e tatimit në pronën e paluajtshme në vlerën prej 100 euro për vitin 2023.

Ky rekomandim i Grupit të këshilltarëve të LVV, është mbështetur nga Kuvendi me 27 vota për, një kundër dhe një abstenim.

EkoHigjiena

Edhe kryetari i Komunës, Alban Hyseni i ka inkurajuar këshilltarët komunalë që ta mbështesin propozimin, duke thënë se komunat nuk do të dëmtohen, pasi pret që qeveria t`ua rimbursojë këtë shumë.

Ndërkaq, opozita edhe pse e ka mbështetur me votë rekomandimin, ka thënë se do të bëjë përpjekje shtesë për ti shtyrë përparaedhe propozimet e saja për pezullimin e rivlerësimit të pronave, faturimin e tatimit sipas vlerës së vitit 2022, përkatësisht që qeveria ti subvencionojë nga buxheti qendror faturat deri në shumën 100 euro, që mbledhja e tatimit në pronë të fillojë nga janari i vitit 2024, kurse afati për pagesën e ratës së parë për sivjet, të shtyhet deri më 30 qershor. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.