KF Drita, skuadra gjilanase, ka triumfuar në takimin e saj të parë në fazën paraeliminatore në Ligën e Kampionëve, pasi ka mundur FC Santa Coloma me rezultat 2 me 0.
Takimi në kohën e rregullt, kishte përfunduar me rezultat 0-0, ndeshja shkoi në vazhdime, e 15-të minutat e para dolën të jenë fatlume për kampionin e Kosovës, pasi në këtë pjesë Drita arriti të shënojë dy gola. Xhevdet Shabani në minutën e 95 dhe Fidan Gërbeshi nga penalltia në minutën e 105-3, shënuan për Dritën.
15 minutëshi i dytë u luajt pa gola, duke e ruajtur këtë rezultat skuadra gjilanase shënoi suksesin e plotë duke arritur fitore dhe përmbushur synimin e saj plotësisht.
.