Kryetari i Komunës së Kamenicës, Kadri Rahimaj, ka njoftuar se qytetarët e Kamenicës do të marrin shërbime cilësore në repartin e radiologjisë, pasi që është bërë punësimi i specialistit të radiologjisë, pas një kohe të gjatë.
‘’Nga sot qytetarët e Kamenicës do të marrin shërbime cilësore në komunën e tyre, pa pasur nevojë që këto shërbime të mirren në komuna tjera’’, tha Rahimaj.