DYLON

Dogana ndalon automjetin ku janë gjetur 660 kg mjaltë industriale e kontrabanduar

Dogana ndalon automjetin ku janë gjetur 660 kg mjaltë industriale e kontrabanduar
Avatar photo Redaksia

Në magjistralen Kaçanik – Ferizaj, njësitet antikontrabandës të Doganës së Kosovës kanë selektuar një automjet të dyshuar për kontroll.

Siç  thuhet në një njoftim të Doganës së Kosovës, ngasësi i automjetit nuk i është bindur urdhrave për tu ndaluar dhe ka tentuar për tu larguar.

EkoHigjiena

Mirëpo, oficerët doganor kanë arritur që ta ndalojnë automjetin dhe me këtë rast janë gjetur 660 kg mjaltë industriale e kontrabanduar në Kosovë.

Mallrat janë konfiskuar si dhe ka filluar procedura kundërvajtëse, njofton Dogana e Kosovës. /2LONLINE/