“Në kuadër të projektit KosEd i financuar nga BE, sot është mbajtur takim mes Drejtoreshës së Arsimit në Gjilan, Albana Demiri dhe Robert Blease ekspert i zyrës së BE-së.
Në këtë takim pjesëmarrës ishin edhe dy drejtorë të shkollave përzgjedhëse për fillimin e këtij projekti.
“Ky projekt do të filloj nga muaji shtator i këtij viti fillimisht në dy shkolla të qytetit pastaj do të përfshihen të gjitha shkollat fillore, ky projekt ka të bëjë me vlerësimin e udhëhequr nga kolegët, proces tashmë i akredituar si trajnim nga KSHLM-ja”, ka bërë me dije Drejtoria Komunale e Arsimit DKA – Gjilan. /2LONLINE/