DYLON

Në UKZ është bërë funksionalizimi i Klinikës Ligjore në kuadër të Projektit ENEMLOS

Në UKZ është bërë funksionalizimi i Klinikës Ligjore në kuadër të Projektit ENEMLOS
Avatar photo Redaksia

Në Universitetin Publik “Kadri Zeka” në Gjilan është bërë formalizimi dhe funksionalizimi i Klinikës Ligjore brenda hapësirës së UKZ-së në kuadër të Projektit Erasmus+ ENEMLOS.

Prorektori për Bashkëpunim Ndërkombëtar dhe Projekte Prof. Asoc. Dr. Dukagjin Leka, ka pritur në UKZ profesorët nga Londra nga Universiteti i Regentit, Neven Andjelic dhe Tom Villis.

EkoHigjiena

Së bashku me Prorektorin Leka ishin edhe ekipi i tij, Profesor Selim Daku, njëherësh edhe menagjer i Projektit ENEMLOS në UKZ, Asistenti Blerim Haziri, Betim Berisha nga Zyra për Bashkëpunim Ndërkombëtar dhe studentët Tringa Kurteshi, Vlera Avdiu, Arian Leka dhe Lirak Haziri, të cilët edhe janë pjesë e klinikës ligjore brenda UKZ-së.

Kjo vizitë ishte një lloj konfirmimi protokollar dhe miqësor i marrëdhënieve të vendosura të institucioneve tona dhe një mundësi për të parë se si punohet dhe si kemi kontribuar në ngritjen dhe punën e klinikave ligjore si dhe përvoja që marrin studentët në këtë Klinikë, nga raste reale nga jeta e përditshme.

Gjatë takimit mes përfaqësueseve të Universitetit Publik “Kadri Zeka” në Gjilan dhe përfaqësueseve nga Universiteti i Regentit në Londër, përveç tjerash u diskutua edhe për mundësinë e lidhjes së një marrëveshje ndërinstitucionale në mes të dy Universiteteve, e cila mund të realizohet në mobilitetin e radhës në kuadër të Projektit ENEMLOS.

Prorektori për Bashkëpunim Ndërkombëtar dhe Projekte Prof. Asoc. Dr. Dukagjin Leka ka thënë se angazhimet në projekte Ndërkombëtare e sidomos ato Erasmus+, po i japin rezultate konkrete dhe po lehtësojnë qasjen e stafit dhe studentëve, si dhe bashkëpunimin me Universitete të ndryshme me renome nga i gjithë kontinenti. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.