Drejtues të Drejtorisë Komunale të Arsimit (DKA), në Gjilan, kanë thënë se nga java e ardhshme, gjuha angleze do të mësohet edhe në Institucionet Parashkollore të kësaj komune.
Nazim Gagica, drejtori DKA-së ka thënë se këtë vit fillon zbatimi i plotë i programit mësimor për klasë parapërgatitore sipas fushës kurrikulare; Gjuhë dhe Komunikim.
“Programi Gjuhë Angleze për fëmijët rezident të moshës 5-6 vjeç me qëndrim ditor, do të aplikohet nga java e ardhshme në katër institucionet Parashkollore të Komunës së Gjilanit”, ka thënë drejtori Gagica.