DYLON

Avancimi dhe ngritja profesionale e PK-së do të ndikojë direkt në sigurinë e qytetarit

Avancimi dhe ngritja profesionale e PK-së do të ndikojë direkt në sigurinë e qytetarit
Avatar photo Redaksia

Drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës (PK-së) Rashit Qalaj, priti në takim zyrtar Ministrin e Punëve të Brendshme Bejtush Gashi së bashku me Këshilltaren e Lartë të ICITAP-it, znj. Drita Perezic dhe zyrtarë të lartë të MPB-së.

Në takimin i cili u realizua në ambientet e drejtorisë së përgjithshme të PK-së, fillimisht drejtori Qalaj i dëshirojë mirëseardhje ministrit Gashi dhe zyrtarëve të pranishëm, dhe njëkohësisht i njoftojë të njëjtit mbi synimet dhe objektivat e tij të planifikuara, e që janë në interes të ngritjes së integritetit policor, si dhe avancimit i mëtejmë në aspektin profesional të Policisë së Kosovës.

Avancimi dhe ngritja profesionale e Policisë së Kosovës do të ndikojë direkt në sigurinë e qytetarit, në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, si dhe në sigurinë e përgjithshme të vendit.

EkoHigjiena

Në anën tjetër Ministri z.Gashi i uroi z.Qalaj emrimin në pozitën e Drejtorit të përgjithshëm të Policisë së Kosovës dhe njëkohësish u zotua për përkrahje dhe bashkëpunim të ndërsjellët.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.