Nga data 06.07.2017 (e enjte), të gjitha shërbimet do te fillojnë të kryhen në objektin e ri të Komunës
Të dashur qytetarë të Komunës së Kamenicës, Drejtoria e Administratës së Përgjithshme, njofton qytetarët se nga dita e nesërme 06.07.2017 (e enjte), të gjitha shërbimet do te fillojnë të kryhen në objektin e ri të Komunës.
DAP – Qendra për Shërbime ndaj Qytetarëve dhe Zyra e Gjendjes Civile është në katin e parë të objektit.
Me krijimin e kushteve më të mira për punë do të ngrisim edhe më tepër cilësinë e shërbimeve ndaj Jush.
DAP është e përkushtuar dhe ka plan operacional që të përballojë fluksin që mund të krijohet gjatë periudhës së pushimeve verore.
Valon Maliqi, Drejtor i Drejtorisë se Administratës së Përgjithshme