5 Shtator 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:
Në 24 orët e fundit janë dhënë 15.718 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.257.671 doza të vaksinës.
Deri më sot 493.794 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
Nga 4.704 testime, 88 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 8 raste të vdekjes.
Sot janë shëruar 651 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 152.062.
Në total numri i rasteve aktive është 4.800. /2LONLINE.com/