DYLON

Lehtësirat ndaj tregtarëve në Tregun e Gjelbër do të jenë pjesë e prioriteteve tona

Lehtësirat ndaj tregtarëve në Tregun e Gjelbër do të jenë pjesë e prioriteteve tona
Avatar photo Redaksia

“Menaxhimi i tregut I takon Ndërmarrjes Tregu, por u takon tregtarëve.  Në programin tonë qeverisës, parashihet shfrytëzimi i tregut në kapacitet të plotë dhe që i plotëson nevojat edhe të prodhimeve bujqësore varësisht nga stina e vitit dhe lloji i prodhimeve”, ka thënë Nazim Gagica, kandidati i AAK-së, për kryetar të komunës së Gjilanit.

Postimi i plotë:

EkoHigjiena

Vizituam sot Tregun e Gjelbër në Gjilan ku u njoftuam për sfidat me të cilat janë përballë tregtarët me pakicë dhe tregjeve mobile, sidomos gjatë kohës së pandemisë e cila ka goditur rëndë këtë sektor të biznesit gjilanas për shkak të pamundësisë për të ushtruar veprimtarinë sikur në secilën komunë të Kosovës.

Meqë punimet në treg janë duke u realizuar, ne kemi paraparë modernizimin e tij, një treg që i plotëson të gjitha kushtet e nevojshme për ushtrimin e veprimtarisë së tregtarëve mobil dhe me pakicë.

Menaxhimi i tregut I takon Ndërmarrjes Tregu, por u takon tregtarëve.

Në programin tonë qeverisës, parashihet shfrytëzimi i tregut në kapacitet të plotë dhe që i plotëson nevojat edhe të prodhimeve bujqësore varësisht nga stina e vitit dhe lloji i prodhimeve.

Lehtësirat ndaj tregtarëve në Tregun e Gjelbër do të jenë pjesë e prioriteteve tona, sepse përveç që mbajnë familje dhe ka të punësuar, është stimulim edhe për rritjen e kapaciteteve të prodhimeve bujqësore, dhe këtë e parasheh prorgami ynë përmes dyfishimit të granteve në bujqësi dhe krijimi i kushteve infrastrukturore për agrokultura.

NG

Zyra për Informim e AAK-së, Gjilan
/Hapësirë e rezervuar për fushatë/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.