Juventus kërkon të ikë ndeshjeve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës sepse ka frike nga nje arrestim i Cristiano Ronaldos.Informacioni vjen nga mediat amerikane dhe konkretisht nga ‘New York Times’.
Në shkrimin e saj, ndër të tjera shkruhet se kompeticioni Internacional Cup mund të organizohet edhe në kontinente si Azia. Ky mund të jetë një vendim i “Zonjës së Vjetër” që ka frikë edhe nga problemet gjyqsore të Ronaldos, i cili akuzohet se ka kryer një përdhunim në SHBA.
Sipas kësaj të përditshme, Juventus i ka dërguar një kërkesë zyrtare drejtuesve, pasi ka frikë te një arrestim i mundshëm i yllit të skuadrës, Cristiano Ronaldo.
Për momentin ky është vetëm një hipotezë mediatike sepse Juventus e ka konfirmuar pjesëmarrjen në turneun Internacional, por pa dhënë detaje se ku do të zhvillohen ndeshjet.
Kjo dilemë e madhe do të marrë zgjidhje me 27 mars, ku do të zyrtarizohet edhe kalendari i këtij kompeticioni.