DYLON

UEFA dënon Ronaldon, kjo është gjoba

UEFA dënon Ronaldon, kjo është gjoba
Avatar photo Elife Sherifi

Komiteti i Kontrollit dhe Disiplinës i UEFA-s ka falur yllin e Juventusit, Cristiano Ronaldo dhe ka vendosur ta dënojë atë vetëm me të holla.

Në vendimin e marrë pak minuta më parë, ky Komitet e ka gjobitur me 20.000 euro portugezin, për gjestin e tij në stadium pas takimit të kthimit Juventus-Atletico Madrid për raundin e 1/8-ave të Ligës së Kampionëve.

Pesë herë fituesi i Topit të Artë festoi ne nje menyre te vecante pas kualifikimit për në raundin çerekfinal të Champions League.

EkoHigjiena

Një dënim i ngjashëm me atë ndaj Diego Simeone, që bëri të njëjtin veprim në ndeshjen e parë ndaj Juventusit, dhe u gjobit me të njëjtën shifër, 20.000 euro.

Në këtë mënyrë, Ronaldo do të jetë i gatshëm për bardhezinjtë në takimin e parë çerekfinal kundër Ajax-it.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.