Ndeshja e barazhit mes Gjilanit dhe Besës e paraparë të zhvillohet ditën e nesërme, e enjte 30 maj.
Tashmë është zyrtarizuar edhe nga FFK dhe ndeshja jetivke për të dyja klubet do të vendos fatin e ekipit që do jetë pjesë e Superligës për sezonin tjetër.
Sfida e cila zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri”, në Prishtinë fillon nga ora 16:00 dhe Gjilani në këtë ballafaqim do të jetë në cilësinë e vendasit.
Vlen të theksoher se tifozët gjilanas “Skifterat”, do të vendosen në sektorin e Jugut, kurse bileta hyrëse do të kushtoj 3 euro.