Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport e komunës së Kamenicës në bashkëpunim me dy studiueset Valentina Keçmezi dhe Meritë Vrapqani, nesër do të hapin ekspozitën “Ruajtja e Trashëgimisë Kulturore”.
Ekspozita do të hapet nesër më datë 25.05.2021 nga ora 13:00, në hapësirat e Palestrës së Qytetit.
Kjo ekspozitë do të qëndroj e hapur për vizitorë nga dita e martë, deri në ditën e premte më datë 28.05.2021, nga ora 14:00 deri në orën 16:00. /2LOLINE.com/