DYLON

Haziri: Lajm i mirë suksesi i bizneseve në kohë pandemie

Haziri: Lajm i mirë suksesi i bizneseve në kohë pandemie
Avatar photo Redaksia

Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, e ka përgëzuar kompaninë Tina Ceramika, e cila sot ka zgjeruar kapacitetet duke e hapur pikën e biznesit afër fshatit Livoq i Ulët.

Në ceremoninë e inaugurimit, Haziri tha se e gëzon fakti kur sheh suksese tek operatorët privatë në këtë kohë pandemie.

EkoHigjiena

“Zgjerimi i kapaciteteve dhe zhvendosja e showroom në këtë vend, tashmë është tregues i suksesit. Përkundër ballafaqimit me pandeminë, suksesi i këtij biznesi dhe i bizneseve të tjera në Gjilan, është lajm i mirë”, ka thënë Haziri.

“Shumë shpejt do të fillojmë edhe me zgjerimin e rrugës në drejtim të Livoq i Ulët- Kllokot dhe me këtë do të ndihmohet edhe zhvillimi i aktiviteteve të bizneseve sikur Tina Ceramika. I uroj shumë suksese familjes Ajeti për zgjerimin e kapaciteteve”, shtoi Haziri.

Në emër të kompaninë Tina Ceramika, foli Besa  Ajeti, e cila e ka falënderuar kryetarin Haziri për prezencën dhe mbështetjen, sikurse edhe për të gjithë të pranishmit. /2LONLINE.com/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.