Shërbimet e Shpërndarjes së Energjisë elektrike në Kosovë “ KEDS”, njofton se me datën 14 nëntor 2018, nuk do të ketë energji elektrike në lagjen “Dëshmorët e Kombit” në Kamenicë.
Për këtë arsye edhe kompania regjionale e ujësjellësit “Hidromorava” njofton se për shkak të ndërprerjes së energjisë elektrike, furnizimi i qytetit me ujë të pijshëm gjatë kësaj kohe do të jetë me kapacitet të kufizuar.