DYLON

Haziri: Qeveria i la gjilanasit deri në 30 orë pa rrymë, mes territ e ftohtit!

Haziri: Qeveria i la gjilanasit deri në 30 orë pa rrymë, mes territ e ftohtit!
Avatar photo Redaksia

“Prej një komune e cila ishte shembull edhe për komunat tjera për nga investimet, në një komunë të territ e mjerimit. Disa lagje nuk kanë energji elektrike më shumë se 30 orë”, ka thënë, në një reagim të tij, Lutfi Haziri, kryetar i LDK-së së Gjilani.

Lutfi Haziri, i cili do të jetë edhe kandidat i këtij subjekti për deputet në Kuvendin e Kosovës, në zgjedhjet e 9 shkurtit 2025, në një konferencë për media, ku në krah kishte edhe disa prej kandidatëve tjerë për zgjedhjet e shkurtit, ka thënë se për gjilanasit e Anamoravën, pos mungesës në investime dhe përjashtimit nga kujdesi i qeverisë e i Komunës, tash moskujdesi dhe përjashtimi shpërfaqet edhe në të drejtën e elementare për të pasur së paku rrymë.

EkoHigjiena

“Terri dhe ftohti po e rritë depresionin politik e ekonomik, që nuk ia kemi pasur për borxh. Kjo është ‘mirëseardhja’ për mërgimtarët, në një shesh të dekoruar me drita e shtëpiza, por pa ndriçim e ngrohje. Kjo përkthehet me atë që LDK në Gjilan e ka thënë në vazhdimësi: kur shkelet vullneti dhe e drejta me tërë fuqinë e arrogancën e pushtetit nga padija e mospuna”, thotë tutje Haziri i LDK-së.

Ai tha tutje se Qeveria qendrore sonte e viziton Gjilanin, në organizimin e gastronomisë “Kënaqësi n’fundvit”. “Sigurisht, sot në këtë event, qytetarët së bashku me të do ta manifestojnë PAakënaqësinë n’fundvit, pakënaqësinë gjatë gjithë këtij mandati”.

“Fundvit n’terr për Gjilanin, edhe një vit i humbur, madje mandat i humbur për komunën tonë!  Ky nuk është fundvit i keq, por mandat i keq e dëshpërim. Qytetarët dhe bashkëatdhetarët nuk ia patën për borxh mbylljen e vitit në këtë mënyrë denigruese”, ka thënë Lutfi Haziri. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.