DYLON

Kryetari i Vitisë reagon ndaj mungesës së energjisë elektrike në disa lagje dhe fshatra

Kryetari i Vitisë reagon ndaj mungesës së energjisë elektrike në disa lagje dhe fshatra
Avatar photo Redaksia

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti ka reaguar sot ndaj kompanisë KEDS pas pranimit të shqetësimeve të shumta nga qytetarët rreth furnizimit jo të rregullt me energji elektrike në territorin e komunës së Vitisë.

Ai ka kërkuar intervenimin sa më të shpejt dhe kthimin normal të furnizimit me energji elektrike në këtë komunë.

EkoHigjiena

“Është e pa pranueshme furnizimi jo i rregullt me energji

elektrike në komunën e Vitisë, gjatë këtyre ditëve të fundit gjatë stinës së dimrit, konkretisht në qytet dhe disa fshatra, sidomos në këtë mot të ftohtë kur dihet se një pjesë e madhe e qytetarëve shfrytëzojnë energjinë elektrike për ngrohje. Prandaj kërkoj nga kompania KEDS që sa më parë të bënë intervenimet e nevojshme që të kthehet furnizimi normal me energji elektrike për qytetarët vitias dhe klientët e tyre besnik”, ka thënë i pari i Komunës së Vitisë.

Ai shtoi se KEDS duhet të ndërmarrë paraprakisht të gjitha masat e nevojshme që qytetarët tanë të kenë furnizim stabil me energji elektrike, në veçanti në stinën e dimrit.

“Duke pasur parasysh bashkëpunimin tonë të mirë me KEDS-in, kërkoj mirëkuptimin dhe angazhimin e tyre të shpejt në kthimin e furnizimit dhe sigurimin stabil me energji elektrike për qytetarët tanë”, u shpreh kryetari Haliti, në reagimin e tij të drejtuar sot kompanisë KEDS.   /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.