Policia e Kosovës, stacioni Policor në Gjilan, është informuar për një rast në fshatin Dobërqan të Gjilanit, kur një i dyshimt fillimisht kishte pasur një mosmarrëveshje me anëtarët e familjes së tij, respektivisht me babanë dhe në shenjë revolte dyshohet se në oborrin e shtëpisë së tij, ka shtënë në ajër më armë zjarri.
Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan ka bërë të ditur se njësitet patrulluese nga stacioni policor i Gjilanit kanë arritur ta lokalizojnë dhe ta arrestojnë të dyshuarin dhe nga i njëjti kanë konfiskuar një armë të llojit Pistoletë Model 75, prodhim Çekosllovakë dhe 41 (Dyzetenjë)copë fishek cal.9 mm.
Është kontaktuar Prokurori i Shtetit i cili ka urdhëruar që rasti të në Gjykatë.