DYLON

Anamorava hambar i votave për regjionet tjera

Anamorava hambar i votave për regjionet tjera
Avatar photo Redaksia

Shkruan: Gani NEZIRI

/ose, padijeni e të menduarit politikisht për t’u vënë në shërbim të të tjerëve/

EkoHigjiena

Duke filluar që nga organizimi i zgjedhjeve të para të lira në nivel shteti, në Anamoravë është bërë vjelja e votave nga kandidatët për Deputet që vinin nga regjionet tjera të Kosovës. Dhe atë, nga argat të brendshëm anamoravas, Gjilani, Vitia dhe Dardana (Kamenica). Veprim ky, i gabueshëm dhe joracional në rrafshin e interesit regjional politik, duke menduar se;Kandidatët për Deputet që vijnë nga larg (jashtë regjionit tonë) duhet të jenë më të mirë, më të dijshëm e më të vendosur se këta tanët që i njohim e i shohim çdo ditë!!!

Do të thotë, të besosh më shumë në atë që nuk e njeh fare?! Ose, të mashtruar nga ndonjë premtim i rrejshëm për punësim (që nuk besoj t’ua kenë realizuar asnjëherë). Ose, për më keq, për inat të këtyre që i shoh për çdo ditë dhe ‘’ua preki dorën’’ dua të votoj për ata që nuk i njoh, sepse, ‘’janë më serioz’’, (sepse, kur nuk ua kam prek dorën dhe kurrë nuk kam folur me ata).

Dhe kështu, vit pas viti e zgjedhje pas zgjedhjesh e deri në zgjedhjet e fundit, votat e Anamoravës fluturuan gjithandej Kosovës por, jo, nuk mbetën në vendin e duhur, në Gjilan, Viti e Dardanë (Kamenicë)!

Nga e gjithë kjo, fitimtarë na dalin kandidatët për Deputet që vijnë nga zonat e tjera të Kosovës. Fitimtarë me vota të Anamoravës por, jo në shërbim të votuesve të vet anamoravas, (që i mashtruan me premtime të kota).
Përkundrazi, kanë harruar Anamoravën që e kishin si hambar të votave dhe anamoravasit që i kishin argatë për vjeljen e votave në Anamoravë. Pa u skuqur fare, u lëshuan në ofensivë në shërbim të regjioneve të tyre duke ndërtuar infrastrukturën rrugore si të ishte në ndonjë shtet tjetër e jo pjesë Kosove.

Aktualisht, tri komunat e Anamoravës janë më të lënat padore në raport me gjitha komunat e tjera të Kosovës, duke filluar nga Infrastruktura rrugore, mirëqenia sociale, sigurimi shëndetësorë, punësimi në organe të larta ekzekutive etj. Krejt kjo, si rezultat i mos përfaqësimit të mjaftueshëm në Kuvend dhe në Qeveri.

Kjo që e thash më lartë, nuk përbën esencën e votuesve veçse të njërës nga partitë por, përbënë esencën e gjitha partive që funksionojnë në Anamoravë duke votuar kandidatët jashtë regjional.

Votuesit e PDK-së, votojnë kandidatët që vijnë nga Drenica e Dukagjini!
Votuesit e LDK-së, votojnë kandidatët që vijnë nga Llapi e nga Rugova!
Votuesit e VV-së, kushtimisht po them, votojnë kandidatët që vijnë nga Qendra!

Pra, cila është e drejta e qytetarëve të anamoravës që të kërkojnë më shumë zhvillim ekonomik të Anamoravës dhe ndikim më të madh në Kuvend e në Qeveri nga deputetët e paktë që kemi si regjion në Kuvendin e Kosovës?!

/autori është anëtar i Kryesisë së PDK-së, Dega në Gjilan/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.