Pas një pune të përbashkët në mes dy delegacioneve, në Shtabin e Përgjithshëm të Mbrojtjes së Republikës së Italisë, në Romë, u nënshkrua plani bilateral në fushën e Mbrojtjes në mes ministrive të mbrojtjes së Kosovës dhe Italisë për vitin 2023.
Me protokoll zyrtar, nënshkrimi i planit bilateral u bë nga drejtori i departamentit për Bashkëpunim Ndërkombëtar dhe Integrime Euroatlantike (DBNIE), kolonel Sylejman Cakaj në emër të Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe homologut të tij italian nga Shtabi i Përgjithshëm i Mbrojtjes së Republikës së Italisë.
Plani bilateral përmban aktivitetet kryesore të fushës së mbrojtjes të cilat do të realizohen në mes Forcave të Armatosura të Republikës së Italisë̈ dhe Forcës së Sigurisë së Kosovës.
Të dy palët u pajtuan që bashkëpunimi në të ardhmen të zgjerohet e intensifikohet edhe më tej. /2LONLINE/