DYLON

UKZ ka nisur punën rreth hartimit të Planit Strategjik 2023-2027

UKZ ka nisur punën rreth hartimit të Planit Strategjik 2023-2027
Avatar photo Redaksia

Universiteti Publik “Kadri Zeka” në Gjilan ka organizuar punëtori për hartimin e dokumentit të ri Planit Strategjik 2023-2027. Procesi i hartimit të strategjisë përfshin hapat e mëposhtëm:

1) Analizën e problemeve/gjendjes

EkoHigjiena

2) Përcaktimin e vizionit

3) Përcaktimin e objektivave

4) Hartimin e treguesve

5) Hartimin e planit të veprimit

6) Kostimin e aktiviteteve të planifikuara

Në këtë takim kanë marrur pjesë menaxhmenti i lartë i Universitetit Publik “Kadri Zeka” në Gjilan, Bordi Drejtues, Dekanët, drejtorët e zyrave në UKZ si dhe të ftuar kanë qenë edhe përfaqësuesit nga radhët e studentëve. Të gjithë pjesëmarrësit kontribuuan me ide zhvillimore direkte në lidhje me formulimin e objektivave strategjike, rezultateve të pritshme dhe vlerave të ngjashme.

Me adresimin e kësaj strategjie, e cila ngërthen në vete një numër të iniciativave strategjike, periudhën kohore, akterët përgjegjës dhe koston që secila prej tyre kërkon për implementim, UKZ  synon të arrijë të përmbushë misionin e saj si institucion i Arsimit të Lartë në Kosovë. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.