Në Ministrinë e Mbrojtjes u mbajt takimi bilateral në fushën e mbrojtës dhe sigurisë mes Departamentit për Bashkëpunim Ndërkombëtar të MM-së dhe përfaqësuesve të Forcave të Armatosura të Italisë.
Me këtë rast, u nënshkrua plani bilateral i aktiviteteve për vitin 2024, plan i cili do të ofrojë trajnime profesionale dhe të avancuara si për stafin e Ministrisë së Mbrojtjes ashtu edhe për FSK-në.
Ky plan bilateral u nënshkrua nga drejtori i Departamentit për Bashkëpunim Ndërkombëtar dhe Integrime Euro-Atlantike të MM-së, kolonel Sylejman Cakaj dhe shefi i degës për Bashkëpunim Ndërkombëtar, kolonel Mattia Zuzzi.
Po ashtu, delegacioni italian u prit në takim nga drejtori i Politikave të Mbrojtjes, Faruk Geci, ku gjatë këtij takimi u diskutua për situatën e sigurisë në Republikën e Kosovës dhe rajon si dhe nevojën e rritjes së bashkëpunimit mes Ministrive të Mbrojtës dhe ushtrive të të dy vendeve.
Në fund të takimit palët u pajtuan që në të ardhmen të zgjerohen fushat e bashkëpunimit edhe me aktivitete tjera me interes reciprok, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Mbrojtës së Kosovës. /2LONLINE/