DYLON

Policia në bashkëpunim me Doganën parandalojnë një rast të kontrabandimit me mallra

Policia në bashkëpunim me Doganën parandalojnë një rast të kontrabandimit me mallra
Avatar photo Redaksia

Policia e Kosovës, në bashkëpunim me Doganën e Kosovës, parandalojnë edhe një rast të kontrabandimit me mallra.

Policia e Kosovës, si rezultat i zhvillimit të aktiviteteve operative dhe hetimore në terren, në bashkëpunim me Doganën e Kosovës, ka parandaluar edhe një rast të kontrabandimit me mallra në brezin kufitar në mes të Republikës së Maqedonisë Veriore dhe Republikës së Kosovës.

EkoHigjiena

Me datën 13.12.2023 njësitë Task Forcë – Lindje, së bashku me njësitë nga Dogana e Kosovës, kanë identifikuar një automjet të dyshuar me targa vendore, i cili dyshohet se përmes rrugëve malore nga RMV ishte duke sjellë mallra të kontrabanduara në drejtim të Gjilanit. Automjeti i dyshuar është përcjellë nga njësitë e lartcekura deri tek automjeti i dytë i përfshirë në rast, i cili po priste ta pranonte mallin e lartcekur.

Gjatë kontrollit të realizuar në automjet është gjetur tekstil në disa thasë, kryesisht veshmbathje të ndryshme, në sasi prej gjithësej 617 copë, ku vlera e përgjithshme e mallit sipas tregut kap shifrat rreth 7000 euro (shtatë mijë euro).

Lidhur me rastin të gjitha veprimet janë ndërmarrë në bashkëpunim me Prokurorinë e Shtetit, me vendim të së cilës malli së bashku me automjetin dërgohen në terminalin doganor ‘Dheu i Bardhë’, ndërsa tre personat e dyshuar të përfshirë në rast janë liruar në procedurë të rregullt. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.