Kryetari i Komunës së Kamenicës dhe kryetari i Këshillit të Bashkësisë Islame në Kamenicë sot nënshkruan marrëveshje për financimin e shpenzimeve të varrimit për të gjithë qytetarët e komunës së Kamenicës.
Kryetari i Komunës së Kamenicës Begzad Sinani në fjalën e tij tha se e përgëzon kryetarin e Bashkësisë Islame në Kamenicë dhe të gjithë qytetarët e komunës së Kamenicës për arritjen e kësaj marrëveshje që do të prekë të gjithë qytetarët.
“Për çdo rast të vdekjes së anëtarit të familjes nuk do ta ketë më barrë mbulimin e shpenzimeve të varrimit sepse nga dita e sotme këtë do ta merr përsipër komuna e Kamenicës dhe Bashkësia Islame në Kamenicë” tha Sinani.
Ndërsa, Kryetari i Bashkësisë Islame në Kamenicë ef.Bejtullah Hashani pas nënshkrimit të marrëveshjes tha se falënderon kryetarin e Komunës Begzad Sinani, Kuvendin Komunal dhe stafin e tij për bashkëpunimin e treguar.
Me këtë marrëveshje ne si KBI i ofrojmë qytetarëve një shërbim pa pagesë për ta, që do të jetë lehtësim për të gjithë qytetarët e besimit Islam që jetojnë në komunën e Kamenicës” ka thënë Hashani .
Komuna e Kamenicës do të vazhdojë me këtë bashkëpunim me Bashkësinë Islame edhe në sektorë të tjerë në shërbim të qytetarëve, u tha gjatë këtij takimi.