DYLON

Gjilan: I vërsulet me thikë

I vërsulet me thikë
Avatar photo Redaksia

Policia e Kosovës, patrulla e stacionit policor në Gjilan është njoftuar nga ankuesi, shqiptar shtetas i Kosovës, se deri sa ishte duke punuar në shenjëzimin e shenjave në rrugë këtu në Gjilan vije deri te një fjalosje me të dyshuarin, po ashtu shqiptar shtetas i Kosovës, i cili e nxjerr një thikë prej çantës të cilën e kishte dhe i vërsulet ankuesit duke e ndjekur mbrapa.

Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan ka bërë me dije se një zyrtar policor jashtë detyrës zyrtare ndërhynë dhe arrin ta ndalojë të dyshuarin ku së bashku me patrullat policore të cilat veç mbërrijnë në vendin e ngjarjes e arrestojnë të dyshuarin.

“Nga i dyshuari konfiskohet thika si dëshmi materiale. Ankuesi fatmirësisht nuk pëson kurrfarë lëndime . Me urdhër të prokurorit të shtetit iniciohet rast ,,Kanosje” ndërsa i dyshuari ndalohet për 48 orë”, ka thënë Hashani.

EkoHigjiena

Rasti procedohet në prokurori.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.