Komuna e Gjilanit, përkatësisht Drejtoria e Bujqësisë dhe Pylltarisë, në bashkëpunim me organizatën “Islamic Relief Kosova”, ka nënshkruar kontratat në kuadër të marrëveshjes për subvencionimin e fermerëve me serra.
“Urojmë fermerët përfitues, duke i njoftuar se këto serra do t’u ndihmojnë në kultivimin e prodhimeve vendore. Kjo mbështetje është e rëndësishme për furnizimin e tregut me kultura bimore”,ka thënë Bajram Isufi, drejtor i Drejtorisë Komunale për Bujqësi e Pylltari në Gjilan.
Marrëveshja e bashkëpunimit midis Komunës së Gjilanit dhe “Islamic Relief” parashikon realizimin e projekteve të tjera gjatë këtij viti, duke shpërndarë grante të ndryshme bujqësore për fermerët. /2LONLINE/