DYLON

Arrestohet i dyshuari për armëmbajtje pa leje

Arrestohet i dyshuari për armëmbajtje pa leje
Avatar photo Redaksia

Me datën 23.01.2024 rreth orës 12:30 patrulla policore e Stacionit Policor Viti përmes rrugëve operative ka pranuar informacion se i dyshuari L.H. (viti i lindjes 1991, mashkull kosovar shqiptar) është në posedim të armës ilegale.

Zyrtarët policor gjatë kontrollit tek i dyshuari kanë gjetur dhe konfiskuar një (1) revole të tipit TT M-57 e kalibrit 7.62, një (1) karikator dhe tetë copë fishekë të gjitha pa leje.

EkoHigjiena

I dyshuari është arrestuar dhe dërguar në Stacionin Policor Viti ku është intervistuar në bazë të procedurave ligjore.

Në lidhje me rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit dhe ndaj të dyshuarit do të ngritët kallëzim penal për veprën penale ,,Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’’, rast i cili do të procedohet në Prokurorinë themelore në procedurë të rregullt, thuhet në njoftimin e policisë.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.