Nënkryetarja e komunës së Gjilanit, dy drejtorët komunale dhe anëtarja e Kuvendit komunal të Gjilanit i bashkohen Vetëvendosjes.
Kreu i Vetëvendosjes në Gjilan, Alban Hyseni, njëherësh kryetar komune, ka bërë me dije se Leonora Morina Bunjaku (nënkryetarja e Komunës së Gjilanit), Erestina Isufi (anëtarja e Kuvendit Komunal), Bajram Isufi (drejtori i Bujqësisë) dhe Enver Shabani (drejtori për Zhvillim Ekonomik) janë bashkëpunëtorët me të cilët kanë kaluar shumë sfida në qeverisje.
”Veçanërisht, sfida e madhe e luftimit të kundërligjshmërisë ka qenë testi ynë më i madh për këto tre vite, ku dëshmuam qëndrueshmëri dhe vendosmëri të palëkundur”, ka thënë Alban Hyseni.
Ai u shpreh mirënjohës për punën dhe angazhimin e tyre në qeverisjen lokale.
“Një rrugëtim i ri po fillon – një rrugë ku parimet e punës së ndershme, luftës kundër së keqes dhe interesi publik na bashkojnë. Mirë se vini në Lëvizjen Vetëvendosje ”, ka thënë Hyseni. /2LONLINE/