DYLON

Nënkryetari Kadir Hyseini priti komandantin e KFOR-it turk, Yunuz Yildiz

Nënkryetari Kadir Hyseini priti komandantin e KFOR-it turk, Yunuz Yildiz
Avatar photo Redaksia

Nënkryetari i Komunës së Gjilanit, Kadir Hyseini, ka pritur komandantin e KFOR-it turk për regjionin e Gjilanit, Yunuz Yildiz dhe zëvendësin e tij Mehmet Yapar, ku kanë diskutuar lidhur me aspektin e sigurisë dhe thellimin e bashkëpunimit.

Nënkryetari Hyseini, ka falënderuar KFOR-in turk për ofrimin e sigurisë në komunën tonë dhe mbështetjen e dhënë me projekte në fusha të ndryshme e të cilat kanë pasur efekt pozitiv në jetën e qytetarëve.

EkoHigjiena

Po ashtu është diskutuar edhe për projektet që janë në realizim nga komuna dhe për ato në të cilat mund të ketë ndërveprim e mbështetje.

Nga ana tjetër edhe komandanti i KFOR-it rukt Yunuz Yildiz, falënderoi nënkryetarin Kadir Hyseini për pritjen duke u zotuar në thellimin e bashkëpunimit në të ardhmen. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.