Nënkryetarja e AAK-së, Magbule Shkodra ka bërë të ditur se nuk do të kandidojë për deputete në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 14 shkurtit.
Përmes, një postimi në profilin e saj në Facebook, Shkodra ka premtuar se përsëri do të vazhdojë të jetë zëri i qytetarëve, në të mirë të shtetit të Kosovës, kudo e kurdo që i jepet mundësia, me të njëjtin përkushtim e dashuri për vendin.
Postimi i saj i plotë:
Përshëndetje të dashur miq!
Nisë prej obligimit moral e njerëzor, dëshiroj t’ju informoj për një vendim personal por që, sigurisht, për shkak të detyrimit për miqtë e afërt e te largët, përkrahësit e besimplotët, nuk mund të mos e bëj publike.
Për të njejtat arsye të lartpërmendura, kam informuar kryetarin Ramush Haradinaj së unë NUK do të kandidoj në këto zgjedhje të jashtëzakonshme parlamentare.
Duke qenë se kam marrë shumë telefonata, mesazhe përmes të cilave keni shprehur gatishmerinë dhe përkushtimin tuaj që të jeni përkrahës, ashtu si gjithmonë, në rast të kandidimit tim, dua t’ju falenderoj nga thellësia e shpirtit si dhe të premtoj se përseri do të vazhdoj të jem zëri i juaj në të mirë të shtetit të Kosovës kudo e kurdo që më jepet mundësia, me të njejtin përkushtim e dashuri për vendin tonë të dashur.
Falenderimet më të sinqerta.
MSh