Nënkryetari i Komunës së Gjilanit, Arbër ismajli përveç angazhimit të tij të përditshëm në Komitetin për menaxhimin e emergjencave në Gjilan, në përballjen me virusin COVID-19, ai gjenë kohë të vizitojë edhe personalitete nga fusha të ndryshme duke i rikujtuar sukseset e tyre dhe një vizitë e tillë ai ia ka bërë edhe ish futbollistit, Ekrem Beqiri-Rukovci.
“Kënaqësi e jashtëzakonshme, të takojë sportistin e mirënjohur nga Gjilani, z. Ekrem Beqiri-Rukovci. Eki, ishte një futbollist i shkëlqyeshëm në kohën e tij të artë. Me Ekremin, sa herë që ulesh dhe bisedon, të jep motiv dhe vullnet për punë, jetë dhe arritje rezultatesh. Rrjedhë prej një familje e cila mbi supet e saja, mbartë një epitet të lartë emërimi nga qyteti. Jo rastësisht, me përplot krenari, është shpallur nderi i qytetit në Komunën e Gjilanit”, ka thënë me këtë rast ismajli.
Koha ecën shumë shpejtë, por, ajo që e bënë krenar atë, është vepra, puna dhe përkushtimi për ta ngritur nivelin e sportit gjilanas në majat më të larta. Ekremi, ishte një lojtar i jashtëzakonshëm në fushë, teknik shumë i mirë, duke lënë gjurmë të pashlyera në futbollin tonë.
Historia e tij, lenë gjurmë të pashlyera dhe mbresëlënëse në futbollistët e ditëve të sotshme. Ekrem Beqiri-Rukovci, ishte futbollist i C.Zvezdës së Gjilanit, Ramiz Sadikut, Dritës e më vonë edhe trajner i “bardh e kaltërve”. Ekremi, konsiderohej si njëri ndër mesfushorët më të mirë në Kosovë.
Gjurmëve të tij ishin bashkuar edhe dy vëllezërit e tij, Beqir e Orhan Rukovci.
“Doajeni i futbollit gjilanas, Ekrem Beqiri-Rukovci, edhe pse ka kaluar një karrierë për mbamndje për historinë tonë, ai ende mbanë vitalitetin dhe dashurinë prej një sportisti. Në mendjen, dhe, trupin e tij, ende ka përplot forcë e kurajo për tu përballur në fushë, këtë e dëshmon edhe sot. Ekrem Beqiri-Rukovci, do të mbahet mend si sportdashësi, i cili e ngriti futbollin gjilanas në piedestalin më të lartë të tij. Faleminderit, legjendë. Përherë, do të mbetesh frymëzim në historinë e sportdashësve gjilanas”, ka thënë pas këtij takimi, nënkryetari i komunës së Gjilanit, Arbër Ismajli.