Nënkryetari i komunës së Vitisë, Hasan Aliu, ka pritur sot në një takim lamtumirës Ekipin për Monitorim dhe Ndërlidhje të KFOR-it amerikan (LMT), në Viti, të përfaqësuar nga rreshteri Matt Doyon, i cili ka falënderuar komunën e Vitisë për bashkëpunimin.
Ata gjithashtu e kanë njoftuar nënkryetarin me ekipin e ri të KFOR-it, të përfaqësuar nga rreshteri Timothy Smith, ekip i cili do të monitorojë në territorin e komunës së Vitisë. /2LONLINE/