DYLON

Gjobitet vozitësi për tejkalim në vijë të plotë në rrugën Gjilan-Prishtinë

Gjobitet vozitësi për tejkalim në vijë të plotë në rrugën Gjilan-Prishtinë
Avatar photo Redaksia

Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan, ka marr veprimet e nevojshme policore dhe ka arritur të identifikojë vozitësin, i cili me automjetin e udhëtarëve, shkaktoi kundërvajtje në komunikacion, tejkalim në vijë të plotë në rrugën magjistrale Gjilan – Prishtinë, përkatësisht në fshatin Livoç i Epërm  komuna Gjilan.

Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan ka thënë se kjo informatë,  me foto është pranuar falë bashkëpunimit me qytetar. Policia, e ftoi drejtuesin e mjetit, në Njësinë Rajonale të Komunikacionit Rrugor në Gjilan dhe ai është njohur për kundërvajtjen e shkaktuar dhe për këtë mori gjobë, sipas ligjit të komunikacionit rrugor.

EkoHigjiena

“Me këtë rast, Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan, inkurajon mediat dhe qytetarët që për të gjitha kundërvajtjet që mund të shkaktohen në komunikacion, të njoftojnë menjëherë policinë, stacionin më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë ‘’ dhe në numrat kujdestarë : 192 , 038 50807590 . Të dhënat e juaja do të ruhen në konfidencialitetin e plotë”, ka thënë Hashani. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.