Me rastin e 24 marsit- Ditës Botërore të Tuberkulozit, komuna e Vitisë, konkretisht QKMF-ja në Viti, në koordinim me DKA-në dhe menaxhmentin e shkollës fillore në Remnik, ka zhvilluar sot aktivitet për vetëdijesimin e qytetarëve rreth kësaj sëmundje.
Dr.Fahri Rexhepi, mjek në QKMF sot mbajt ligjëratë me nxënësit e klasëve VIII dhe IX të SHMU “Hasan Alia” me temën “TUBERKULOZI”.
Sipas dr. Vjollca Kadolli-Halili, drejtoreshë e QKMF-së në Viti, përmes aktiviteteve të tilla po synojmë të ndikojmë në vetëdijesimin e qytetarëve rreth sëmundjeve të ndryshme, kryesisht atyre kronike.
Në fund të ligjëratës janë shpërndarë broshura me informacione për tuberkulozin.
Përndryshe në vitin 2023 në Kosovë, janë regjistruar gjithsej 585 raste te reja të pacientëve të sëmurë nga sëmundja e Tuberkulozit. Trajtimi i tuberkulozit në Kosovë është falas. /2LONLINE/