Në Viti, sot janë mbajtur garat regjionale të germëzimit në “Spelling Bee” , ku morën pjesë 90 nxënës.
Kjo garë në Kosovë organizohet nga mësimdhënësit vullnetarë nga “Korpusi i paqes”, të deleguar nga departamenti i shtetit të SHBA-së, me nxënësit e shkollave fillore , në bashkëpunim me departamentet e gjuhës angleze.
Gara u organizua për nxënësit e klasave 7-9 , të cilët iu nënshtruan së pari garës lokale në dhjetor të vitit të kaluar dhe sot në garën e ngushtë mes raundeve të seleksionimit, arritën që 9 nxënës nga Komuna e Vitisë të përzgjidhen për të vazhduar tutje në garat Nacionale në Prishtinë.